Fieri Meriton Me Shume – Se Bashku per Ndryshimin!
A do të vazhdojmë të shohim Qarkun Fier të zbrazet, te rinjte te largohen dhe familjet te luftojnë për të mbijetuar? Apo do ta marrim fatin në duart tona dhe të ndërtojmë të ardhmen që meritojme?
Unë nuk e pranoj këtë realitet. Unë zgjedh të luftoj per ndryshimin!
Unë jam Gerard Komini, 27 vjeç, inxhinier ndërtimi, nje i ri i rritur ne Fier me pasionin per ta bere kete qytet dhe këtë vend një shtëpi te denje per te gjithë ne. Kam parë miqtë dhe bashkëmoshatarët e mi të largohen, jo sepse duan, por sepse nuk shohin me shpresë. Kam parë prindërit tanë te perballen me gmime të larta dhe mundësi te pakta. Kam parë fermerët tanë qe punojnë pa mbështetje dhe bizneset e vogla që mbyten nga taksat e padrejta.
Dikush duhet të ngrihet dhe të thotë: MJAFT!
Pse po kandidoj për deputet në Qarkun Fier?
– Sepse dua qe te rinjtë të kenë nje arsye per të qëndruar dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu.
Sepse dua qe familjet te kene siguri ekonomike dhe mbeshtetje te vertete.
Sepse dua qe fermeret dhe bizneset te kene nje shtet qe i ndihmon, jo qe i pengon.
Sepse dua nje Shaiperi me arsim cilesor, shendetesi moderne dhe ekonomi qe rritet per te gjithe,jo vetem per pak veta.
Sot, shpall kandidaturen time per deputet ne zgjedhjet e Majit 2025, si perfaqësues i Koalicionit Euroatlantik ne Qarkun Fier.
Une nuk vij nga nje kaste politike. Une vij nga nje brez de nuk dorezohet, por kerkon ndryshim! Vij nga nje qytet i forte, nga nje familje punetore, nga nje
realitet që më ka misuar se suksesi arrihet
vetem me ndershmeri dhe perkushtim. Dhe kete dua ta sjell ne politike!
Ne kemi nje plan te qarte:
✅Ulje taksash dhe mbshtetje per bizneset e vogla
– që ekonomia te lulëzojë, jo te mbytet nga barra fiskale.
✅Investime ne arsim dhe punësim per te rinjtë
-sepse Shqiperia nuk mund te perparoje nese te rinte e saj largohen.
✅Mbështetje për fermerët dhe subvencione reale per bujqesine – sepse ne jemi nje vend me potencial te madh dhe nuk mund te mbetemi pas.
✅Drejtësi e vërtetë dhe luftë kundër korrupsionit – sepse Shqipëria meriton institucione të ndershme dhe një politike qe punon për qytetarët.
Kjo nuk eshte fushata ime – kjo eshte fushata jonë!
Do ta fillojme se bashku dhe do ta çojme deri në fund së bashku! Sepse Shqipëria meriton më shumë!